Si ‘përkthehet’ manovra e Albinit që terrorizoi opozitën

Aktuale

Si ‘përkthehet’ manovra e Albinit që terrorizoi opozitën

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:22
Albin Kurti

Sulmet ndaj Albin Kurtit prej qarqeve të klikës së vjetër se do të bëhet mbret kanë ardhur në breshëri, për të krijuar një situatë totalisht të paqenë politike.

E gjithë çështja është shumë, po shumë e thjeshtë dhe e qartë.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë kandiduar për në zgjedhjet e 14 shkurtit me një sllogan të qartë që e kanë paralajmëruar çdo ditë në publik: Vjosa Osmani do të jetë Presidente e re e Kosovës dhe Albin Kurti, Kryeministër.

Madje, Albini pasi Gjykata Kushtetuese nuk e la të kandidojë, vendosi Vjosën si kryebartësen e Listës së Vetëvendosjes, ku ajo mori numrin më të lartë të përkrahjes qytetare. Ky votim ishte përkrahje e pastër paraprake e zgjedhësve për tezën që Albini kishte nxjerrë përpara qytetarëve.

Dy ditë më parë, Kurti u kërkoi partive politike të vendit që të nisin zgjedhjen e Presidentit: e sipas Kushtetutës, kandidati për kryetar shteti nëse në 2 raunde nuk merr 2/3 e votave të Kuvendit, zgjidhet me shumicë të thjeshtë në raundin e tretë. Por Kushtetuta, ka si kërkesë, që në seancë të jenë prezent të paktën 80 deputetë në sallën kur zhvillohen raundet e zgjedhjes së Presidentit.

Partitë e opozitës kanë deklaruar se do ta sabotojnë seancën, duke mos marrë pjesë, mjet që është mirëfilli një shantazh politik. Në kohën kur Hashim Thaçi donte të zgjidhej President, e arriti kuorumin duke dhënë tendera dhe bërë doganierë familjarët e deputetëve që u negocuan një nga një.

Albin Kurti e ka ttreguar edhe këtë herë që nuk është i tillë, nuk hyn në Pazar, ai i trajton çështjet pastër politikisht.
E më politikisht se siç e parashikon Kushtetuta nuk ka: dështon zgjedhja e Presidentit? Vendi futet në zgjedhje! A është mirë tani? Jo fare nuk është mirë, por nëse nuk ka rrugë tjetër dhe opozita tenton bllokimin e sistemit, atëherë i vetmi mekanizëm zhbllokimi janë rikthimi te qytetarët.

Vjosa Osmani, është votuar në popull paraprakisht si kandidate për Presidente, në Parlament i ka votat për tu zgjedhur e tillë, tentimi i bllokimit që bëhet është thjesht me artific ligjor e jo me votë.
Po çfarë të bëjë Albin Kurti: të zgjedhë një president nga pakica?

Pasi çdo kandidaturë që ai do të hedhë nuk do të pranohet ngaqë opozita nuk ka se ç’humb. Por natyrisht këtë nuk e bën Kurti, ngaqë e ka provuar se nuk është politikan i pazarit, ai kërkon të ecë siç ka kërkuar në fushatë: “Krejt e drejt!” e kështu u votua, shkruan Pamfleti. Megjithatë, tentative që bëri mbrëmë me ligjin e ri zgjedhor i tmerroi PDK-në e LDK-së, pasi ata menjëherë panë frikën sesi mund të zhdukeshin në zgjedhjet e shpejta.

U zverdhën totalisht nga ky provokacion i Albinit, i cili në fakt nuk ishte krejt i tillë, pasi me gjasa edhe mund të riaktivizohet. Topi është në fushën e pakicës. Kreu i Vetëvendosjes iu përgjigj shantazhit me ofensivë, ndërsa klika e vjetër ndërseu qarqet e saj mediatike. Por retorika e tyre nuk mund të fshihte frikën deri në palcë se po shkojnë në zgjedhjet e reja… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat