Kriza politike në Kosovë, Demolli: Duhet të merrej opinion nga Komisioni i Venecias

Aktuale

Kriza politike në Kosovë, Demolli: Duhet të merrej opinion nga Komisioni i Venecias

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:23
Kuvendi i Kosovës

Pas dështimit të nismës për të ndryshuar ligjin për zgjedhjet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërcënon me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk votohet Vjosa Osmani për Presidente. Sipas Kurtit, përgjegjësia bie mbi opozitën.

Për këtë situatë politike ka pasur edhe reagime nga Shoqëria Civile. Mexhide Demolli, drejtuese e Lëvizjes “Fol” u shpreh në Euronews Albania se ky proces kaq i rëndësishëm duhet të ishte më gjithëpërfshirës.

“Një proces kaq i rëndësishëm duhet të jetë më gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje si të opozitës dhe me konsultim me organizatat e Shoqërisë Civile, publikun dhe duhet të kërkohej edhe opinioni i komisionit të Venedikut (Vencias)”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi më tej se edhe ndryshimet e propozuar në ligj, nuk i adresojnë të metat e këtij ligji.

“Në do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditës së sotme. Si organizata të Shoqërisë Civile do të luajmë rolin tonë në monitorimin e të gjitha hapave që do të marrë kjo qeveri dhe nuk do të lejojnë që demokracia në Kosovë të komprometohet në këtë mënyrë”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat