Vazhdon sot seanca për zgjedhjen e Presidentit

Aktuale

Vazhdon sot seanca për zgjedhjen e Presidentit

Nga: Bota sot Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:28

(E plotësuar 07:15) - ​Sot do të vazhdojë përpjekja për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pasi seanca e së shtunës që u mbajt për të njëjtin qëllim, dështoi për mungesë të kuorumit

“Seanca do t’i vazhdojë punimet nesër, më 4 prill në orën 17:00”, tha kreu i kuvendit, Glauk Konjufca.

Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmanin. Kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Të pranishëm në sallë ishin 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë ishte edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në nisje të seancës ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza, por më pas ata lëshuan sallën.

Deputetët e tjerë të AAK-së, të PDK-së dhe të Listës Serbe, i bojkotuan punimet e kësaj seance.

Shtyhet seanca për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për nesër.

Konjufca tha se shkaku i shtyrjes së seancës është mungesa e kuorumit. Ai njoftoi se seance do të mbahet në orën 17:00.

***

Edhe pse kanë kaluar një orë e gjysmë në pauzë, seanca e Kuvendit nuk ka rifilluar ende.

Kuvendi shkoi në pauzë, pas dështimit dy herë të votimit për presidentin, në kaudër të raundit të parë, përcjell Bota sot.

Teksa për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79.

***

Mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, po e pamundëson kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit.

Teksa për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79.

Në sallë janë të pranishëm 82 deputetë, por mosvotimi i tre deputetëve po pamundëson votimin.

***

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka thënë se Kuvendi shkon në pauzë 30 minutëshe. Kjo pasi as në tentimin e dytë, nuk ka pasur kuorum për votimin e presidentit.

Në herën e dytë, në votim morën pjesë 79 deputetë, të pamjaftueshëm.

***

Është konstatuar i mbyllur raundi i parë i votimit për president.

Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, një më pak se kuorumi i kërkuar.

Vazhdon votimi, tre deputetë të LDK-së sërish nuk votojnë

Edhe në përsëritjen e rundit të parë të votimit, tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj nuk kanë votuar për president.

***

Është duke u përsëritur raundi i parë i votimit për president. Kjo pasi nuk kishte kuorum.

***

S’ka kuorum.

Me 78 vota, raundi i parë për votimin e presidentit do të përsëritet.

***

Këta janë deputetët që nuk e votuan Osmanin

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Agim Veliu, Besian Mustafa e Driton Selmanaj, nuk po marrin pjesë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.

Ani pse atyre iu është thirrur emri për të hedhur votën e tyre në kutinë e votimit në Kuvend, ata nuk kanë lëvizur nga ulëset e tyre.

Mirëpo, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i Kuvendit nga kjo parti, Kujtim Shala, kanë marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Pas thirrjes së emrit të tyre nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, Abdixhiku e Shala kanë marrë fletëvotimet, por që nuk janë parë teksa i plotësojnë ato.

***

Komisioni për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës ka filluar me përpilimin për paraqitjen e raportit të votave për zgjedhjen e presidentit.

Në Kuvend kanë votuar  deputetë për zgjedhjen e presidentit.

Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.

Image

***

Është mbyllur raundi i parë i votimit për president. Komisioni është duke bërë vlerësimin.

Votojnë Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala

Të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po votohet për presidentin e ri të vendit janë edhe deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Janë pikërisht ish-bashkëpartiakët e Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala që kanë vendosur të votojnë për kandidatët për president.

Dyshja janë parë duke dhënë votën e tyre, që padyshim është e fshehtë dhe nuk dihet se kujt do t’i takojë, Vjosa Osmani apo Nasuf Bejtës.

Për dallim nga këta të dy është Agim Veliu nga LDK që refuzoi të votojë për kandidatët për president.

Driton Selmanaj nuk voton për presidentin e ri

Ka filluar votimi për presidentin e ri ku në garë janë Vjosa Osmani e Nasuf Bejta.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka votuar.

Ai ka qëndruar në karrige dhe nuk ka dalë që ta hedh votën e tij në kutin e votimit.

Sikurse Hoti veproi edhe deputeti tjetër i LDK-së, Driton Selmanaj. Madje tek kutia e votimit nuk shkoi as Agim Veliu.

Deputetja e AAK-së voton për zgjedhjen e presidentit të ri

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, është paraqitur në sallën e Kuvendit ku pas pak votohet për Vjosa Osmanin për Presidente.

Ajo hodhi votën e saj për zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

Kujtojmë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pak më parë njoftoi se asnjë deputet i partisë së tij nuk do të shkojë në sallë për të marrë pjesë në votimin e presidentit të ri të shtetit.

Agim Veliu e Avdullah Hoti nuk marrin pjesë në votim për presidentin

Teksa ka filluar votimi për presidentin, dy deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu nuk po marrin pjesë në votim.

Ata janë të pranishëm në sallë, mirëpo nuk po marrin pjesë në votim.

Ndërsa, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dha qëndrimin e tij, ai po merr pjesë në votimin e presidentit të vendit.

***

​Nis raundi i parë i votimit për president

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të votojnë në raundin e parë për president të vendit.

Në sallë janë prezent 82 deputetë, pasi dy deputetë të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe Bedri Hamza e kanë liruar sallën ku po mbahet kjo seancë.

***

Ka nisur procesi i votimit për president të Kosovës.

Tashmë është krijuar komisioni për organizim të votimit.

Tani deputetët do të votojnë një nga një.

Komisioni konstaton se kandidatët për president i plotësojnë kushtet për këtë post

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve të nominuar për president të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, lidhur me plotësimin e kushteve të parapara me kushtetutë dhe ka konstatuar se të njëjtit i plotësojnë kushtet për këtë pozitë.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka bërë të ditur raportin e komisionit për verifikimin e kushteve të kandidatëve të nominuar për president.

Rrustemi: Kandidatët për president i plotësojnë kushtet për zgjedhje të presidentit

“Komisioni pas shqyrtimit të dokumentacionit të prezantuar, konstatoi se kandidatët e nominuar për president të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Nasuf Bejta, i plotësojnë kushtet e parapara me dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur president i Republikës së Kosovës. Prandaj mund të procedohet me votimin e kandidatëve të nominuar për president të Republikës së Kosovës”, tha ai. 

***

Hoxhaj: Osmani nuk është figurë unifikuese, PDK nuk e voton

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë në Kuvend se kjo parti nuk do ta votojë Vjosa Osmanin pasi sipas tij ajo nuk është figurë unifikuese.

Ai tha se Osmanit dje i mungoi pavarësia politike.

“PDK ka arsye politike pse nuk e mbështesim Osmanin që të jetë presidente, sepse nuk është figurë unifikuese, është përçarëse, sepse i mungon pavarësia politike. Dje u pa që nuk ka parime”, tha ai.

“Grupi parlamentar i PDK-së nuk e voton Osmanin. Ne e shohim këtë seancë vetëm si nje përpjekje për një super kapje të shtetit nga një person i vetëm dhe një rikthim në komunizëm”.

Hoxhaj lëshon ku po votohet presidenti

Kreu aktual i PDK-së, Enver Hoxhaj para pak minutash ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku është duke u votuar presidenti I vendit.

Hoxhaj lëshon sallën pas fjalimit që ai mbajti se nuk do të qëndroj në votimin e Osmanit dhe se e sheh një kapje tjetër të shtetit.

Mirëpo ai thekson që PDK do të qëndrojë në një opozitë aktive ku do të jetë zëri i qytetarëve./BS

***

Hoxhaj: Seancë e poshtërimit – Kurti po dëshiron kontroll absolut

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente është seancë poshtërimi.

Sipas tij, kjo për shkak se ajo po zgjidhet presidente nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Në këtë seancë e shohim si seancë të poshtërimit, sepse Kurti ka vendosur ta emërojë Osmanin si presidente. Ajo s’po zgjidhet si presidente, po emërohet nga Kurti dhe ai po e dërgon atje që të ketë kontroll absolut mbi institucionet e pavarura”, ka thënë Hoxhaj.

Osmani e Bejta plotësojnë kushtet për president

Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara për t’u zgjedhur president, andaj mund të procedohet me votim.

***

Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës janë duke u bërë gati kutia e votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Kuvendi aktualisht është një pauzë ku do të verifikohen kushtet e kandidatëve për president nga ana e antarëve të Komisionit për legjislacion.

Procedura këto që janë të nevojshme për të nisur seanca.

Kujtojme se dy kandidatët për president janë Vjosa Omsani dhe Nasuf Bejta.

Kuvendi në pauzë

Me shumicë është autorizuar që të marrë punën Komisioni për Legjislacion për verifikimin e kushteve të kandidatëve të nominuar për president.

Kuvendi ka shkuar në pauzë prej 15 minutash.

Si kandidatë janë prezantuar Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

​Prezantohet kandidatura e Nasuf Bejtës për president

Deputeti nga Lista “Guxo” Haxhi Avdyli, ka prezantuar kandidaturën e Nasuf Bejtës për president në seancën e sotme, e cila pikë të vetme të rendit të ditës e ka zgjedhjen e kreut të shtetit.

Haxhi Avdyli prezantoi biografinë e Nasuf Bejtës, teksa tha se është inxhinier i diplomuar me përvojë 32-vjeçare në arsim.

Avdyli: Është inxhinier i diplomuar me përvojë 32-vjeçare në arsim

“Është inxhinier i diplomuar me përvojë 32-vjeçare në arsim, aktualisht punon si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike Lutfi Maliqi në Vushtrri. Është veprimtar i hershëm politik dhe bashkëpunëtor civilo-ushtarak gjatë luftës së fundit. Nasuf Bejta është edhe njëri ndër themeluesit e degës së LDK-së në Vushtrri, si dhe në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për deputet nga radhët e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa, ai garoi me numrin 64. Sot Nasufi është kandidat për president”, tha ai.

​Prezantohet kandidatura e Vjosa Osmanit për presidente

Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka prezantuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente në seancën e sotme që po mbahet me të vetmen pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së shefit të ri të shtetit.

Kusari-Lila: Uroj ta përmbyllim seancën me zgjedhjen e Vjosës presidente

“Uroj që sonte të përmbyllim këtë seancë me zgjedhjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu”, tha ajo.

Në sallën e seancave plenare janë të pranishëm më shumë se dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo është deputetja e vetme e AAK-së që po merr pjesë në seancë

Para pak minutash ka filluar seanca për të zgjedhur presidentin e vendit.

Seanca është parashikuar të filloj në orën 18:00, mirëpo e njejta është shtyer deri më orën 19:50, shkruan “Bota sot”.

Të pranishëm në këtë seancë janë 82 deputetët, gjithashtu edhe amabsadori amerikan, Philip Kosnett.

Mirëpo e vetme nga AAK-ja që po merr pjesë në seancë është Albena Reshitaj.

Në seancën për presidentin edhe Hoxhaj e Hamza të PDK-së dhe Reshitaj e AAK-së

Edhe kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, dhe deputeti, Bedri Hamza, kanë hyrë në sallën e seancës së Kuvendit.

Në sallë është edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.

Seanca për zgjidhen e presidentit, në sallë Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është i pranishëm në seancën e thirrur për zgjedhjen e e presidentit.

Në seancë ndodhen edhe deputetët e LDK’së dhe Albena Reshitaj e AAK’së.

Image

AAK ka njoftuar nëpërmjet kreut të saj se nuk do të marrin pjesë në seancë. Mos pjesëmarrjen e ka deklaruar më parë edhe PDK.

Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve.

Kuvendi i Kosovës me rreth dy orë vonesë ka nisur seancën plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Në sallë janë të pranishëm 82 deputetë.

Arrin edhe Behgjet Pacolli në seancë

Ka nisur hyrja e deputetëve në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të LDK-së janë parë duke hyrë në sallë.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili është pjesë e listës së LDK-së, po ashtu ka arritur në seancë.

 Seanca pritet që pritet të fillojë për pak.

Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Behgjet Pacollit.

Image

U raportua se nuk do jetë prezent gjatë seancës, befason Avdullah Hoti

Me afro dy orë vonesë tashmë në sallën e Kuvendi të Kosovës kanë filluar të hyjnë deputetët e legjislaturës së tetë.

Edhe pse seanca e Kuvendit të Kosovës ishte paralajmëruar të fillojë në ora 18:00 një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Vetëm pak minuta më parë në sallën e Parlamentit kanë filluar të regjistrohen deputetët e parë që kanë arritur në sallë.

Në sallë është parë deputeti Avdullah Hoti, ani se emri i tij nëpër media u përmend se nuk do jetë prezent në sallë.

Image

Deputetët e LDK-së futen në sallë, nuk tregojnë nëse do t’ia bëjnë kuorumin Osmanit

Deputetët e LDK-së tashmë janë futur në sallën e Kuvendit ku për pak çaste pritet të fillojë seanca për presidentin.

Ndërsa asnjëri prej tyre nuk është deklaruar nëse do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për zgjedhjen në krye të shtetit.

Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK’së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit.

Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve.

Image

***

Ka nisur hyrja e deputetëve në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të LDK-së janë parë duke hyrë në sallë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, rreth gjysmë ore më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

Në orën 18:00 është dashur të nis seanca në të cilën do të provohet zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës.

Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK’së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit.

Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve.

***

Deputeti i zgjedhur nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci në një deklaratë për media ka treguar që seanca do të mbahet në orën 19:30, shkruan “Bota sot”.

Bajqinovci u shpreh i bindur që Osmani do të ketë votat e mjaftueshme për të u zgjedhur presidente e vendit.

Ai thotë që në ora 19:30, do të shohim se sa votat do të grumubollohen për Osmanin.

***

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj derisa ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, iu është drejtuar gazetarëve me fjalët "A jeni gati për pjesën e dytë të dramës?", duke iu referuar kështu seancës për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë që ende asnjë deputet nuk ka hyrë në sallën ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, e paraparë për orën 18:00.

Lëvizja Vetëvendosje pak para votimit për zgjedhjen e presidentit ka tërhequr propozimin për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet.

Image

Propozimi i partisë në pushtet dje në seancën e Kuvendit të Kosovës shkaktoi pakënaqësi të mëdha në radhët e opozitës, e cila kërkoi tërheqjen e tij, duke e quajtur shantazh nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

LDK-ja ka kushtëzuar heqjen e propozimit për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet me pjesëmarrje në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Lëvizja Vetëvendosje me ndryshimin e ligjit për zgjedhje dëshiron që t’iu mundësohet votimi diasporës në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse Vjosa Osmani nuk do të zgjidhet presidente, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

VV tërheq përfundimisht Ligjin për Zgjedhje nga Kuvendi

Adnan Rrustemi në emër të deputetëve të Levizjes Vetëvendosje i ka dërguar një shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për tërheqjen e ligjit për zgjedhjet.

“Në mbështetje të nenit 56, par/5, deputetët nënshkrues të përfaqësuar nga deputeti Adnan Rrustemi tërheqin nga shqyrtimi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/l-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr/03/L-256”, thuhet në shkresë.

Ky veprim vjen pas ultimatumit që LDK-ja i kishte vënë VV-së në mënyrë që të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Osmanit presidente.

Image

***

Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nga Kuvendi i Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, pak para se të fillojë seanca për votimin e presidentit, e cila do të mbahet nga ora 18:00.

“13 deputetë nënshkrues kanë parashtru kërkesën për tërheqjen e këtij projektligji”, ka thënë ai.

Seanca do të mbahet nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat