Votimi për presidentin, reagon edhe Ambasada franceze

Aktuale

Votimi për presidentin, reagon edhe Ambasada franceze

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:52
Ambasada franceze

Edhe ambasada e Francës në Kosovë, kërkon nga deputetët e Kuvendit të qëndrojnë në seancë gjatë zgjedhjes së Presidentit.

Përmes një reagimi ambasada franceze thotë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe të qëndrueshme në mënyrë që reformat për të cilat vendi ka nevojë të zbatohen shpejt.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe të qëndrueshme në mënyrë që reformat për të cilat vendi ka nevojë të zbatohen shpejt.

Prandaj, është e një rëndësie të madhe që deputetët të marrin pjesë sonte në zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat