Lajmërohet Xhavit Haliti: Jam n’Pogradec, qysh me votu prej Pogradeci

Aktuale

Lajmërohet Xhavit Haliti: Jam n’Pogradec, qysh me votu prej Pogradeci

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:01
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit pasi që është në Pogradec.

Ai, në një lidhje direkte, tha se nuk ka qenë i informuar se do të ketë seancë, derisa ka shtuar se nuk është i punësuar që të punojë edhe në vikend.

“Unë nuk e kam ditur, nuk më ka thënë askush. Unë jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit?”.

“Unë kam ardhur në Pogradec dhe nuk e kam ditur që ka seancë të Kuvendit. Unë nuk jam i punësuar që të punoj edhe të shtunën dhe të dielën dhe as nuk ka pas paralajmërim që do të ketë seancë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat