Përfundon mbledhja e LDK-së, Haziri nuk pranon të tregojë qëndrimin e partisë

Aktuale

Përfundon mbledhja e LDK-së, Haziri nuk pranon të tregojë qëndrimin e partisë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:28
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka pranuar të tregojë për qëndrimin e LDK-së pasi Vetëvendosje tërhoqi iniciativën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje.

Ai është arsyetuar se nuk mund të deklarohet pasi s’është deputet.

Para tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së kanë dalë deputetët Armend Zemaj e Valentina Bunjaku të cilët s’u deklaruan.

Më herët gjatë ditës, Haziri u shpreh se LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e votimit të presidentit, por më pas LDK-ja kërkoi tërheqjen e amendamentimeve të Ligjit për Zgjedhje. VV-ja tërhoqi iniciativën pasdite, pak para orarit të paraparë për nisjen e seancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat