Hoxhaj lëshon sallën ku po votohet presidenti i vendit

Aktuale

Hoxhaj lëshon sallën ku po votohet presidenti i vendit

Nga: M.H. Më: 3 prill 2021 Në ora: 20:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu aktual i PDK-së, Enver Hoxhaj para pak minutash ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku është duke u votuar presidenti I vendit.

Hoxhaj lëshon sallën pas fjalimit që ai mbajti se nuk do të qëndroj në votimin e Osmanit dhe se e sheh një kapje tjetër të shtetit.

Mirëpo ai thekson që PDK do të qëndrojë në një opozitë aktive ku do të jetë zëri i qytetarëve.

Kujtojmë që Hoxhaj që nga fillimi nuk ka përkrahur Osmanin për presidente të vendit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat