Deputetja e LDK-së: Do të votoj pro Vjosa Osmanit për presidente

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Do të votoj pro Vjosa Osmanit për presidente

Nga: A.SH Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:05
Marigona Geci

Po mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në sallë janë përveç Lëvizjes Vetëvendosje edhe grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, ka bërë të ditur publikisht se do të votoj pro Vjosa Osmanit për presidente.

Postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Pasi që Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marr vendim të qëndroj në seancë për zgjedhjen e presidentit.

Unë personalisht nuk kam as një arsye, as personale,as politike të votoj kundër Vjosa Osmanit.

Sikur LDK të mos qëndronte në sallë, as unë nuk do të qëndroja në sallë, sepse votat e mia i kam marr nën logon e LDK-së.

Tani Lidhja Demokratike ka marr vendim të qëndroj në sallë dhe tani unë publikisht deklaroj se do të votoj PRO Vjosa Osmanit,për presidente.

Me respekt,

MG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat