Zyrtari i lartë i PDK-së ngre dyshime për votat e Behgjet Pacollit dhe Albena Reshitajt

Aktuale

Zyrtari i lartë i PDK-së ngre dyshime për votat e Behgjet Pacollit dhe Albena Reshitajt

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:22
Behgjet Pacolli

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi përmes një statusi në Facebook ka ngritur dyshime për votat në seancën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit.

Sipas tij sigurimi i votës së Behgjet Pacollit dhe Albena Reshitajt, është i dyshimtë.

“Albin Kurti duhet t'i tregojë qytetarëve të Republikës së Kosovës se me çfarë çmimi siguroi votat e këtyre dy deputetëve?

Kosova nuk ia sheh hajrin një Presidentes që fiton me shantazhe ndaj LDK-së dhe tregtim të posteve shtetërore siç bëri me partine satelite të Listës Serbe, Romani Iniciativën.”, ka shkruar Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat