“Mos po e doni”, Pacolli zbulon çka përmbante letra që ia dha Shalës, tregon a votoi

Aktuale

“Mos po e doni”, Pacolli zbulon çka përmbante letra që ia dha Shalës, tregon a votoi

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:50
Behgjet Pacolli

Kreu i Aleancës Kosovës e Re Behgjet Pacolli, ka folur për letrën që ka shkëmbyer me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shalën.

Pacolli para gazetarëve ka treguar se letra ishte një biletë avioni, përcjell Bota sot.

“Mos po e doni letrën”, ju tha ai atyre.

Ai ka treguar se ka marrë pjesë në votimin për presidentin e ri të Kosovës.

Por, nuk e ka bërë publike votën e tij.

“Kam ardhur nga Stambolli që ta kryej obligimin tim si deputet, në një ditë kaq të rëndësishme për vendin. Vota është e fshehtë. Unë votova dhe po marr pjesë në votim”, ka deklaruar ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat