Behgjet Pacolli tregon çfarë bisede pati me Vjosa Osmanin

Aktuale

Behgjet Pacolli tregon çfarë bisede pati me Vjosa Osmanin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:58
Behgjet Pacolli dhe Vjosa Osmani

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin ka pasur një bisedë normale pak para fillimit të seancës plenare për zgjedhjen e presidentit.

“Me Vjosën pata bisedë normale mes kolegëve. Jam duke e kryer obligimin tim, vota është e fshehtë e jam duke marrë pjesë në votim”, tha Pacolli.

Ai po ashtu u pyet nga gazetarët se çka kishte në letrën që ia tha Kujtim Shalës së LDK-së.

"Mos po e doni letrën ju" tha ai.

Ndërkohë, u ka zbulua se letra e shkëmbyer ndërmjet dyshës, ishte një biletë avioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat