Lajmërohet Enver Hasani, e jep një lajm me rëndësi për Vjosa Osmanin

Aktuale

Lajmërohet Enver Hasani, e jep një lajm me rëndësi për Vjosa Osmanin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:09
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani është lajmëruar pas dështimit të dytë të raundit të parë.

Ai ka thënë se nuk është problem përsëritja e raundit të parë, derisa sqaroi që nuk është asgjë për ngut, dhe se për votimin e presidentit ka kohë deri me 5 maj (muajin tjetër).

“Afati i fundit është 5 maj më duket kur i përfundon mandati  gjashtëmujor”, tha Hasani.

“Këta sot që po dështojnë që dy herë munden edhe deri në mëngjes me dështu por pa u bo 80 nuk konsumohet dhe kjo mund të vazhdojë deri më 5 maj”, shpjegoi Hasani.

“Më 5 maj ti e shkatërron institucionin e presidentit e shkatërron institucionin e Kuvendit dhe s’ka kush i shpallë zgjedhjet e as i certifikon zgjedhjet. Futesh në krijimin e një sistemi paralel prej këtij kushtetues që e ke sot. Del në atë që e i kam thënë unë me shaka, ishalla nuk dalim në stërnishtë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat