Befason Avdullah Hoti: E dorëzoj mandatin e deputetit e nuk e votoj Osmanin

Aktuale

Befason Avdullah Hoti: E dorëzoj mandatin e deputetit e nuk e votoj Osmanin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:54
Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani

Mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, po e pamundëson kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit.

Agim Veliu para pak çastesh u deklaruar përfundimisht se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Ndërsa siç merr vesh media përmes burimeve të saja, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk do ta votoj Osmanin për presidente, madje i njëjti është në gjendje ta dorëzojë edhe mandatin e deputetit nëse kjo do t’i kushtëzohet.

Për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79. Në sallë janë të pranishëm 82 deputetë, por mosvotimi i tre deputetëve po pamundëson votimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat