Cilin deputet po e presin për votën e 80-të që e shpëton Kosovën nga zgjedhjet e re?

Aktuale

Cilin deputet po e presin për votën e 80-të që e shpëton Kosovën nga zgjedhjet e re?

Më: 3 prill 2021 Në ora: 23:10
Kuvendi i Kosovës

Zgjedhjen e Vjosa Osmanit për tu bërë presidente e Kosovës, po e pamundëson vetëm edhe një votë e një prej deputetëve pa të cilin partia e kryeministrit Albin Kurtit, Vetëvendosje nuk po arrin ta rinis seancën e lënë gjysmë për votimin e presidentit.

Po ashtu, mosvotimi i edhe tre deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotiti, Agim Veliut e Driton Selmanaj kanë bllokuar procesin e seancës plenare të thirrur për zgjedhjen e presidentit të ri. E, që të njejtit kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Osmanin as në raundet tjera që do të pasojnë. 

Vjosa Osmanit i mungojnë edhe dy deputetë tjerë në sallë të Kuvendit. Dy deputetë të pakicave jo-serbe, Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom nuk po marrin pjesë në Kuvend.

Siç raportohet, deputeti Fadil Gashi është nisur nga qytetit ku ai jeton, Mitrovica për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat