Pyetet për votën e Xhavit Halitit, kjo është përgjigjja e Albulena Haxhiut

Aktuale

Pyetet për votën e Xhavit Halitit, kjo është përgjigjja e Albulena Haxhiut

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:04
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit do të vazhdojë sot.

Haxhiu është pyetur nëse kanë komunikuar me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti i cili tha se nuk ishte njoftuar për seancë dhe është jashtë vendit, por që se nëse do të ishte në Kosovës do të kishte marrë pjesë në seancë.

“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitin që të vie dhe të votojë. 

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se seanca për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente do të shtyhet për nesër, e diel, në ora 17:00.

Kjo siç njoftoi Konjufca, pas kthimit nga pauza, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe, më herët, mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, e ka pamundësuar kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit, edhe në përpjekjen e dytë.

Teksa për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79, prej 82 deputetëve që ishin të pranishëm në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat