Nuk votuan për presidentin, kështu i quan Pozhari - Hotin, Veliun e Selmanajn e LDK-së

Aktuale

Nuk votuan për presidentin, kështu i quan Pozhari - Hotin, Veliun e Selmanajn e LDK-së

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:12
Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj

Gazetari Xhevdet Pozhari, i ka quajtur personazhe tragjiko-komedike tre deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nuk morën pjesë në votimin për presidentin.

Ai ka thënë se Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, janë tre të “mjerë që simbolizojnë muskujt e lodhur politikë të Isa Mustafës”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Jo rastësisht Albin Kurti pati deklaruar se Pako e Ahtisarit është kompromisi i fundit!

Kjo ngaqë e ardhmja e Kosovës nuk mund të dirigjohet nga Beogradi dhe nga ata pushtetarë që në të kaluarën bënin biznese në kurriz të fatkeqësisë së Kosovës.

Ndërsa, Hoti, Veliu e Selmanaj janë veç tre të mjerë që simbolizojnë muskujt e lodhur politikë të Isa Mustafës. Personazhe tragjiko-komike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat