Ish-këshilltari i Albin Kurtit i reagon Agim Veliut, tregon pse deputeti i LDK-së po i dëshiron zgjedhjet

Aktuale

Ish-këshilltari i Albin Kurtit i reagon Agim Veliut, tregon pse deputeti i LDK-së po i dëshiron zgjedhjet

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:20
Agim Veliu, LDK

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, e ka quajtur mazokist deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliun.

Ai e ka fajësuar Veliun, se do ta çojë vendin në zgjedhje për t'i humbur ato, përcjell Bota sot.

“Agim Veliu është mazokist. Të shpie në zgjedhje vetëm se ka qejf të humbë”, ka shkruar Hoxha.

Ai ka kritikuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“PDK-ja gjithnjë ia lë pengun e zgjedhjes së presidentit LDK-së”, ka shkruar në një tjetër postim në Facebook ish-këshilltari i Albin Kurtit.

“Përfundimi më logjik: njerëzit më të votuar të Kosovës marrin postet e presidentes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Nëse LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja nuk e kanë kuptuar, nuk ka problem. E ka kuptuar votuesi”, ka shkruar më tej ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat