Shkëlzen Gashi thotë se deputetët e kanë detyrim ligjor që të marrin pjesë në votimin për president

Aktuale

Shkëlzen Gashi thotë se deputetët e kanë detyrim ligjor që të marrin pjesë në votimin për president

Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:07
Shkëlzen Gashi

Analisti i njohur, Shkëlzen Gashi përmes një postimi ka shkruar se deputetët e kanë obligim që të marrin pjesën në votimin për president.

Gashi këtë e bazon në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011.

“Presidenti i Republikës së Kosovës duhet të zgjidhet me 2/3-at e ‘votave të te gjithe deputetëve’ të Kuvendit, që do të thotë se të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë, minus ata deputetë të ciIët kanë marrë leje nga Kryetari i Kuvendit.  Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 30 mars 2011 Prishtine” , ka shkruar Gashi në postimin e tij.

Vlen të theksojmë që votimi për president dje nuk u bë për shkak se nuk kishte kuorum. Vetëm 79 deputetë morën pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat