“Tybe kemi me votu, po mos e nervozoni ...”, reagon Driton Tali

Aktuale

“Tybe kemi me votu, po mos e nervozoni ...”, reagon Driton Tali

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:17
Albin Kurti dhe Driton Tali

Sot pritet të vazhdojë seanca, ku do të votohet për presidentin e ri të Kosovës.

Seanca e mbrëmshme ka dështuar, pasi në votim morën pjesë 79 deputetë, të pamjaftueshëm në bazë të obligimeve kushtetuese.

Driton Tali, ish-këshilltar i Albin Kurtit, është shprehur i bindur se do të kryhet sonte votimi, përcjell Bota sot.

“Tybe keni me votu po ma mirë e keni mos me nervozu shumarin”, ka shkruar shkurt Tali në një postim në Facebook.

Ministrja e Drejtësisë nga Vetëvendosje Albulena Haxhiu, i ka bërë ftesë edhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Halitit, që të vijë nga Pogradeci dhe të marrë pjesë në votim, pasi Kuvendit i duhet edhe një votë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat