Rugova reagon ashpër pas kritikave ndaj deputetëve të LDK-së: Nuk po keni guxim të merreni me PDK-në dhe AAK-në!

Aktuale

Rugova reagon ashpër pas kritikave ndaj deputetëve të LDK-së: Nuk po keni guxim të merreni me PDK-në dhe AAK-në!

Nga: A.Morina Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:42
Naser Rugova

Ish deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, u ka dal në mbrojtje Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt, pasi u akuzuan si fajtorë kryesor për dështimin e zgjedhjes së presidentes.

Rugova tha se është pro zgjedhjes së presidentit të vendit, mirëpo u shpreh se nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja.

“Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë? Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në!”, shkroi Rugova në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja.  Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë?

Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat