Dështoi seanca për presidente, nuk përmbahet Çun Lajçi: Ata e baglojnë Kosovën e shpirtin e pastrojnë te Vuçiqi në Serbi!

Aktuale

Dështoi seanca për presidente, nuk përmbahet Çun Lajçi: Ata e baglojnë Kosovën e shpirtin e pastrojnë te Vuçiqi në Serbi!

Nga: A.Morina Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:12
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Lajçi kritikoi ashpër deputetët që nuk e votuan Osmanin. Ai përmendi Hoxhajn, Haradninaj, Hotin, Selmanajn e Veliun.

“Ata s'votojnë për Kosovën, jo! Me nder jush, ata e baglojnë Kosovën e shpirtin e pastrojnë të Vuçiçi n'Serbi! Ne s'merzitemi. Kur na duhen edhe baglave të tyne u marrim erë e i presim edhe 6 orë n'Parlament ( si n'2017-tën) m'ua rrua kokërrat!”, shkroi Lajçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ikni Çuni ikni Çuni

Shkoi koha e t'zive. S'ka ma "ikni t'zitë ikni t'zitë"! Jo, "po vjen Çuni, po vjen Çuni" po thonë, veç jo tue mbajtë mullarin si reperat, demek jemi trima e prej juve s'tutemi!

Iken sorrat me tre gishta përpjetë tue i shkundë pendlat deri n'Kurshumli!

Edhe korbat përtej Ibrit u turrën për Rashkë, por e çoi dreqi nji erë t'madhe prej Kopaonikut e u kthynë prap n'Zveçan.

Nejse, i lam vet se na erdh gjynah me i lanë n'hava e thamë, zbritni n'tokë e cofni, hajen vetën n'bythë se as me glasitë s'mundeni ma!

Por jo, ata u ngjallen. Bile u banë trima. U banë roje urash e ku na nxunë na grushtunë! Paj edhe na vranë, se mërzi po m'vjen me iu kallxua bre!

Ne, si paqësorë që jemi me anmikun e anmik me vllaun, ua shitem "poshto-zashto" trojet e shpiat e dulem knej Ibrit.

Rrini vetëm se tybe n'rrimë me juve, iu thamë. Jem gjak dardan e nuk përzihemi!

Hajt budallë hajt!

Ata hala ma shumë u rritën.

Nji qytet e marun e emnin ia qiten "Sunçani Breg"

Rujna zot prej mendve tona!

Tash 20 vet n'parlament lujnë koqe me 2 milion shqiptarë!

Vinë kur t'duen e kush dreq me gojë s'iu flet!

Ne, si paqësorë qe jemi, i marrim ngrykë, bile edhe nga nji gotë raki e pimë për hatrin e tyne!

Ata s'votojnë për Kosovën, jo! Me nder jush, ata e baglojnë Kosovën e shpirtin e pastrojnë të Vuçiçi n'Serbi!

Ne s'merzitemi.

Kur na duhen edhe baglave të tyne u marrim erë e i presim edhe 6 orë n'Parlament ( si n'2017-tën) m'ua rrua kokërrat!

Jo si Agim Veliut e Avdullah Hotit, as si Driton Selmanajt, që i shtrejshin bythët n'parlament tue fenë, se mërzi u vinte me dalë me votua motrën e tyne!

Enver Hoxha ishte çua prej vorrit veç me i thanë popullit ( jo Albinit), ne bar hamë e juve s'iu votojmë, sepse ju s'jeni si na hajna, mashtrues e grushtues!

Ne jemi "Liria ka emen" e presim deri të del bari ose deri t'cofë magari!

Edhe duel me vrap nga Parlamenti se gati cofi!

A thua, me pasë ba vaki Rakiçi me konkurua për President, a ishte lëpi qyshë u lëpijke mbramë!

Ramushit i duel nji fisnike prej dore. Nejse, atij i kanë dalë moti, se Donika sa shkon n'gjini sa kthehet n'Parti, veç kjo kaçurrelja e Suharekës bash cic-mic ia bani mbramë: Hajde i tha shefit t'vet këtu, se s'asht çështje partie po punë shteti!

Ta shohim sonte edhe kush po vjen tjetër me dy kokërra, se ky popull po m'duket e ka marrë vesh, se kush asht ahmak e kush budallë?!

(M'falni që hangra shumë, e juve Zoti iu dhashtë beriqet nëse m'jepni m... hala)

Çuni, që po i thoni po lypë Iphon 12-të, marre iu qoftë!

04.04.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat