Mbrëmë votoi për Vjosa Osmanin, vjen thirrja nga deputetja e AAK-së për Albena Reshitaj: Po e lus publikisht...

Aktuale

Mbrëmë votoi për Vjosa Osmanin, vjen thirrja nga deputetja e AAK-së për Albena Reshitaj: Po e lus publikisht...

Nga: N. H Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:37
Albena Reshitaj dhe Vjosa Osmani

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka bërë një reagim, ku e ka kritikuar kolegen e saj, Albena Reshitaj.

Kadriaj ka kërkuar nga Reshitaj që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson.

Madje, ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook, ka lutur Reshitajn të veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve të partisë që përfaqëson në Kuvend.

Ja shkrimi i saj:

Të gjithë e kuptojmë demokracinë dhe me plotë përgjegjësi po e them se në AAK vlerësohet e respektohet demokracia, mendimi dhe fjala e lirë. Por ndonjëherë uniteti brenda grupit parlamentar është shumë më i rëndësishëm se sa një veprim kundër qëndrimit të grupit.

Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson.

Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër!

Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat