AAK e përjashton nga partia Albena Reshitajn

Aktuale

AAK e përjashton nga partia Albena Reshitajn

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:53
Albena Reshitaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përjashtuar deputeten Albena Reshitaj nga partia.

Kështu mëson media përmes burimeve të veta.

Përjashtimi i Reshitaj vije si pasojë e prezencës së saj gjatë seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe, veprimin e Reshitaj e ka dënuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se Albena Reshitaj nuk tregoi ‘diciplinë’ karshi vendimit të AAK-së.

“Sot jam informuar nga Albena Reshitaj se ajo po mendon me marrë pjesë në seancë, i kam thënë që nuk jam dakord që mos të marrë pjesë. Unë i kam thënë që neve nuk na është kërku një rol si subjekt politik, për të konmtribu si AAK, duke mos pas asnjë rol ne jemi përjashtu, e konsideroj të padrejtë vendimin e zonjës Reshitaj.

Nuk na është kërku, nuk na është ofru ky rol, ky qëndrim është jo i drejt jo i duhur i Reshitaj. Është vendim jashtë diskutimeve që i kemi marrë në parti, në kryesi”, ka thënë Haradinaj.

Vlen të theksohet se dje në media është raportuar se Albena Reshitaj do t’i bashkohet grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat