Pacolli paralajmëron zgjedhjen e Osmanit presidente: Jam i motivuar se festa ka filluar!

Aktuale

Pacolli paralajmëron zgjedhjen e Osmanit presidente: Jam i motivuar se festa ka filluar!

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:07
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacollit ka kërkuar nga deputetët që të bëjnë mundur zgjedhjen e presidentit.

Ai ka thënë që do të votoj në seancën e sotshme.

“Edhe reforma zgjedhore janë mollë sherri për zgjedhje të presidentit. Unë shpresoj që deputetët do të jenë të përgjegjshëm dhe do të bëjnë të mundur që të krijohen institucionet e Kosovës. Të filloj qeveria dhe institucionet të punojnë në këtë kohë të vështirë.”

“Unë jam duke e votuar, jam përgjegjës me votën time, vota ime është e fshehtë”, u shprehë Pacolli.

“Edhe me Hotin Veliun dhe Selmanaj është biseduar edhe në kryesi të LDK-së edhe në grupin parlamentare, këta kanë arsyet e veta. Këta i dinë më së mirë arsyet e tyre dhe unë i respektoj arsyet e tyre”, shtoi Pacolli.

“Jam shumë i motivuar sepse festa ka filluar”, u shprehë kryetari i AKR-së në fund

Sot nga ora 17:00 do të zhvillohet vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat