Çka është vota e pavlefshme?

Aktuale

Çka është vota e pavlefshme?

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:27
Kuvendi i Kosovës

Në këto momente është duke u zhvilluar procesi i votimit për president.

Rundi i parë u konsumua dhe ishte kuorumi i nevojshëm. Për momentin është duke u zhvilluar rundi i dytë.

Në rundin e parë Vjosa Osmani mori 69 vota, 12 ishin të pavlefshme kurse Nasuf Bejta s’mori asnjë votë.

Por çka është vota e pavlefshme?

Vota e pavlefshme është kur deputeti voton dy kandidatët ose asnjërin ose nuk mundet të përcaktoj qëllimin.

Përderisa janë 80 vota brenda, nuk është me rëndësi numri i votave të kandidatëve, pra mund të numërohet si kuorum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat