Ahmeti pas sigurimit të kuorumit për të votuar presidentin: Askush nuk bën të çuditet e as të sulmojë “pazaret” në politikë

Aktuale

Ahmeti pas sigurimit të kuorumit për të votuar presidentin: Askush nuk bën të çuditet e as të sulmojë “pazaret” në politikë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:14
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me sigurmin e kuorumit për procesin e votimit të presidentit.

Ahmeti u shprehë se qytetarët nuk bën të çuditen e as të sulmojnë politikanët kur bëjnë “pazare”.

Kryetari i Prishtinës tha duhet të sulmohen politikanët kur bëjnë pazare për përfitime personale.

Postimi i plotë:

Askush nuk bën të çuditet e as të sulmojë “pazaret” në politikë. Në fakt është pjesë thelbësore e politikës ne demokraci ku ka llojlloshmëri të partive e besimeve. Më jep diçka – të jap diçka. Çudi mund të jetë fakti që po e bëjnë ata që kanë ligjeruar kundër konceptit si parim. E duhet të sulmohet pazari për përfitime personale.

Kjo nuk nënkupton se vota për pozitë është apriori e keq në qoftë se potëzita shfrytëzohet për shtyerje të besimeve të votuesve që përfaqëson. Me deputetin në fjalë e me plotë tjerë në Kosovë vështirë të besohet.Pazare do të ketë përgjithmonë e tashmë është e qartë se do ti bëjnë të gjithë. Shpresa është se në të ardhmen këto tregti do të bëjen për interesa të qytetarëve që i kanë votuar këta përfaqësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat