Peci: Sot, mori epilog konsistenca e zonjës Vjosa Osmani

Aktuale

Peci: Sot, mori epilog konsistenca e zonjës Vjosa Osmani

Nga: D.RR Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:34
Faton Peci dhe Vjosa Osmani

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka uruar menjëherë presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ai thotë se sot, mori epilog konsistenca e zonjës Vjosa Osmani.

Peci ka thënë se Osmani do të jetë Presidente e të gjithëve dhe beson që secili nga qytetarët e Kosovës ndihet krenar me përfaqësimin e saj.

Postimi i tij:

Sot, mori epilog konsistenca e zonjës Vjosa Osmani. Si një bashkudhëtar i saj, ndihem krenar dhe i lumtur që sot ajo mori detyrën e presidentes së vendit.

E dashur Presidente, sot po e nisë një kapitull të ri. Fuqishëm besoj se sikurse çdoherë ti do të jesh gardiane e fjalës së dhënë, gardiane e shtetit të Kosovës!

Ju jeni Presidente e të gjithëve dhe besoj që secili nga qytetarët e Kosovës ndihet krenar me përfaqësimin tuaj.

Ju jeni model i arritjes në politikë, duke pasur mbështetjen e fuqishme nga qytetarët, ndaj unë uroj që përgjatë këtij mandati ta fuqizoni shtetin, t`ia rrisni imazhin, ta mbani lart flamurin e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat