Jahjaga uron Osmanin: Tani është koha që të gjitha institucionet të i përvishen punës

Aktuale

Jahjaga uron Osmanin: Tani është koha që të gjitha institucionet të i përvishen punës

Nga: M.H. Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:50
Atifete Jahjaga

Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga përmes një shkrimi në facebok i ka uruar fitoren Osmanit duke u shprehur që Kosova ka në krye të shtetit sërish një presidente grua- dëshmia më e mirë për rrugën e trasuar nga gjenerata të tëra grash.

Jahjaga më tej uron që Osmani të jetë symbol I unitetit dhe garatnues e funksionit kushtetues duke cekur që ajo gjithmoën është shquar për maturin e saj, përcjell “Bota sot”.

Njëkohësisht, përgëzoj klasën politike të Kosovës për maturinë e treguar në tejkalimin e ngërrçeve politike, shkruan më tej Jahjaga.

Postimi i plotë

Uroj Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj si kryetare e Republikës.

Kosova ka në krye të shtetit sërish një presidente grua- dëshmia më e mirë për rrugën e trasuar nga gjenerata të tëra grash që në role të ndryshme e kanë mundësuar që kjo arritje tashme të shndërrohet në normë.

Si Presidentja e parë e Kosovës, uroj që Presidentja Osmani të jetë simbol i unitetit dhe garantuese e funksionimit kushtetues, ligjor dhe demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Uroj që udhëheqja e saj të karakterizohet nga maturia duke e mbajtur në mendje dhe në zemër interesin e çdo qytetari të Kosovës dhe të drejtën e tij/saj për jetë të dinjitetshme.

Republika e Kosovës është institucion i ndërtuar mbi sakrificen e gjeneratave për ta bërë Kosovën vend të mundësive të barabarta, në partneritet dhe miqësi të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dy aleanca me të cilat shoqëria jonë ndan vlerat dhe idealet për liri dhe demokraci.

Njëkohësisht, përgëzoj klasën politike të Kosovës për maturinë e treguar në tejkalimin e ngërrçeve politike dhe konstruktivitetin e dëshmuar në konsolidimin e institucioneve.

Tani është koha që të gjitha institucionet që dolën nga zgjedhjet e 14 Shkurtit t'i përvishen punës. Kosova nuk ka më kohë për të humbur!

Urime dhe ju priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat