Vjen reagimi nga PSD, pasi që Vjosa Osmani u zgjodh presidente

Aktuale

Vjen reagimi nga PSD, pasi që Vjosa Osmani u zgjodh presidente

Nga: D.RR Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:54
PSD

Vjosa Osmani është presidentja e re e Republikës së Kosovës.

Por me këtë nuk janë të kënaqur sërish PSD-ja.

Frashër Krasniqi nga kjo parti, thotë se nga sot, Kosova u bë me vetëm një institucion drejtues: partinë shtet.

Ai thotë se tash ka veç një parti që e kontrollon krejt shtetin.

Postimi i plotë:

Kosova u bë me vetëm një institucion drejtues: partinë shtet.

S'ka më ndarje të pushteteve dhe as institucione të ndara. Ka veç një parti që e kontrollon krejt shtetin.

Por kjo parti sdo ta kontrollojë kurrë rezistencën. Rezistenca tashmë është ngjizur dhe veç sa do të rritet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat