Kundërkandidati Nasuf Bejta i ka dy fjalë për zgjedhjen e Vjosës presidente

Aktuale

Kundërkandidati Nasuf Bejta i ka dy fjalë për zgjedhjen e Vjosës presidente

Nga: D.RR Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:08
Nasuf Bejta

Nasuf Bejta, kundërkandidati i Vjosa Osmanit ka reaguar pasi kjo e fundit u bë presidente.

Ai me anë të një postimi tha se kjo për të nuk është humbje por fitore e të gjithëve.

Bejta u shprehë se është i bindur që Osmani do ta përfaqësoj dinjetetshëm shtetin e Kosovës.

Vjosa Osmani mori 71 vota, kurse Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë në rundin e tretë.

Postimi i plotë:

Urime presidente, urime Kosovë!

Të humbësh garën nga një kandidate siç është zonja Vjosa Osmani, për mua nuk mund të konsiderohet humbje. Kjo është fitore e të gjithë neve.

Ishte nder që i shërbeva interesit shtetëror dhe në këtë mënyrë, u përmbyll vullneti i qytetarëve i shprehur me 14 shkurt.

Ky vullnet konsiston me faktin që vendi duhej të bëhej me president.

Jam i bindur që zonja Osmani do ta përfaqësoj dinjitetshëm shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat