Abdixhiku: LDK-ja ishte konstruktive siç premtoi, tash jemi opozitë përballë një pushteti absolut

Aktuale

Abdixhiku: LDK-ja ishte konstruktive siç premtoi, tash jemi opozitë përballë një pushteti absolut

Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:19
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja ashtu siç është zotuar ishte konstruktive dhe kontribuoi në zgjedhjen e presidentit.

Ai ka thënë se shpresojnë që presidentja të ushtrojë rolin e saj me dinjitet.

“LDK në këtë moment e tutje, pas vënies së qetësisë për njerëzit tanë, do të ushtrojë rolin opozitarë përballë pothuajse një pushteti absolut”, ka thënë ai.

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat