Pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, reagon Haradinaj

Aktuale

Pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, reagon Haradinaj

Nga: A.SH Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:35
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së presidentes.

Sipas tij, ata kanë kontrabanduar votat.

“Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtëse e ekonomisë së tregut të lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot pas zgjedhjes së znj. Osmani-Sadriu për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane.

Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtëse e ekonomisë së tregut të lirë.

Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme.

Lufta për demokraci fillon sonte. Ftoj politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat