U tha se po kalon edhe një deputete e PDK-së në VV, “zbulohet” e vërteta

Aktuale

U tha se po kalon edhe një deputete e PDK-së në VV, “zbulohet” e vërteta

Nga: M.H. Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi përmes një shkrimi në facebok ka demantuar lajmin që po kalon në LVV.

Musliu-Shoshi thotë që nuk është duke kaluar në LVV dhe se është krenare që bën pjesë në PDK, përcjell “Bota sot”.

Ajo kërkon nga mediat që të ndalojnë shpifjet sepse nuk kam hyre me pazare ne politike e as nuk ka pazar qe mund te me ndryshoje bindjet.

Postimi i plotë

Raportimet se une mund te dal nga Partia Demokratike e Kosoves jane te rrejshme, dashakeqe dhe te orkestruara pikerisht nga ata qe pazaret e pista i kane pjese te karakterit te tyre.

Une jam krenare qe jam deputete e PDK-se dhe perkatesia ime partiake eshte e pandryshueshme dhe e bazuar ne bindjet dhe idealet e mia qe i ndaj me bashkepartiaket e mi dhe votuesit besnike te PDK-se.

Kerkoj nga mediat e papergjegjshme qe kane lansuar kete lajm te rrejshem qe te ndalojne shpifjet ndaj meje dhe te mos behen vegel e manipulimeve te pushtetit absolut qe prej sonte u instalua ne Republiken tone.

Une as nuk kam hyre me pazare ne politike e as nuk ka pazar qe mund te me ndryshoje bindjet e te me nxise te tradhetoj besimin e mijerave qytetareve qe me kane bere deputete edhe per here te dyte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat