Glauk Konjufca dorëzon zyrtarisht detyrën tek presidentja Vjosa Osmani

Aktuale

Glauk Konjufca dorëzon zyrtarisht detyrën tek presidentja Vjosa Osmani

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:14
Pamje nga takimi

U.D së presidentit të vendit, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën presidentes së sapozgjedhur të vendit, Vjosa Osmanit.

Një orë pas zgjedhjes së saj në krye të presidencës së Kosovës, Konjufca e ka dorëzuar zyrtarisht detyrën tek Osmani.

Ndër të tjerash Konjufca e ka ngritur lartë figurën e Osmanit duke thënë se ajo ishte parimore dhe se gjithnjë punoi për interes të Kosovës dhe se ishte avokate e pakompomis në interesat e kombit.

“Kjo pozitë duhet të përfaqësojë në tërësi popullin, por edhe duhet ta ofrojë atë. Duke e njohur nga afër Vjosa Osmanin e cila u zgjedh presidente nga deputetët sot nuk kam dyshim që këtë përgjegjësi që po e merr do të kryejë me nderin dhe respektin më të lartë për popullin të cilin ajo e përfaqëson. Urime detyra e re, unë do të jem edhe si kryetar i Parlamentit të Kosovës në bashkëpunim shumë të ngushtë me juve, gjithmonë për të mirën e qytetarëve dhe për mbrojtjen e interesave të shtetit tonë. Po ua dorëzojë postin e presidentit me kënaqësi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat