Gjuha e përdorur nga deputeti i PDK-së, vjen reagimi i ashpër nga Albulena Haxhiu

Aktuale

Gjuha e përdorur nga deputeti i PDK-së, vjen reagimi i ashpër nga Albulena Haxhiu

Nga: N. H Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:04
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Ministrja Haxhiu shprehet se gjuha e përdorur nga Kastrati është gjuhë e nivelit të ulët e cila duhet të dënohet dhe kundërshtohet fuqishëm.

“Kjo gjuhë e deputetit të Republikës sonë kërkon reagim e dënim. As këtij personi dhe askujt tjetër nuk do duhej t'ja lejonim ta keqpërdornin hapësirën publike për t'na fyer e sharë”, shkruan Haxhiu.

Ja shkrimi i saj:

Gjuha e përdorur e një deputeti të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe një profesori universitar, është gjuhë e nivelit të ulët e cila duhet të dënohet dhe kundërshtohet fuqishëm.

Kjo gjuhë flet shumë për mendësinë që ka ky person dhe në mënyrë të natyrshme rrjedh pyetja se çfarë roli mund të ketë ky person për qytetarët si përfaqësues dhe për studentët si profesor!

Në këtë Republikë që u la me gjak, për lirinë për të cilën edhe gratë e vajzat luftuan, ku ka edhe të tilla gra që dhanë jetën, nuk ka vend për seksistë e mizogjenë që fyejnë gra të fuqishme e të zonja vetëm pse ata vetë janë të pafuqishëm.

Kjo gjuhë e deputetit të Republikës sonë kërkon reagim e dënim. As këtij personi dhe askujt tjetër nuk do duhej t'ja lejonim ta keqpërdornin hapësirën publike për t'na fyer e sharë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat