Për gjuhën e deputetit Kastrati, reagon Kimete Berisha: Gërdia e PDK-së

Aktuale

Për gjuhën e deputetit Kastrati, reagon Kimete Berisha: Gërdia e PDK-së

Nga: A.SH Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:31
Ardian Kastrati

Ndaj gjuhës së deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar edhe opinionistja Kimete Berisha.

Ajo thotë se, jo që është joburrërore të ofendohen zonjat, dhe jo që është mungesë kulture, por është edhe gjynah ta përqeshësh dikë në bazë të pamjes së jashtme, s'ka më turp e më gjynah.

“Ti nuk guxon t'i diskriminosh gratë. Nuk ta lejon gruaja shqiptare”, ka shkruar Berisha në Facebook. 

Postimi në Facebook:

Llukizmi është diskriminim në bazë të pamjes së jashtme!

Jo që është joburrërore të ofendohen zonjat, dhe jo që është mungesë kulture, por është edhe gjynah ta përqeshësh dikë në bazë të pamjes së jashtme, s'ka më turp e më gjynah.

Ardian Kastrati, po zgjedh femra!

I paska do kritere ky se si duhet të duket gruaja shqiptare 'për të'.

Po u gjen behane grave shqiptare, nuk po i pëlqejnë, s'po ia mbushin syrin.

Ti nuk guxon t'i diskriminosh gratë.

Nuk ta lejon gruaja shqiptare.

Rrugaç.

P.S. Gërdia e PDK-së ?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat