“Turpi ka emër, Ardian Kastrati”

Aktuale

“Turpi ka emër, Ardian Kastrati”

Nga: A.SH Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:53
Ardian Kastrati

Anëtarja e Listës “Guxo”, Rejhan Vuniqi, ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Ajo shkruan se, "i ashtuquajtur Profesor Universiteti dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, sonte jo vetëm që e turpëroi familjen e vet por edhe gjithë ata votues që ia dhanë votën dhe besimin e tyre".

Sipas saj, turpi ka emër, Ardian Kastrati.

Postimi në Facebook:

Turpi ka emër, Ardian Kastrati!

I ashtuquajtur Profesor Universiteti dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ky sonte jo vetëm që e turpëroi familjen e vet por edhe gjithë ata votues që ia dhanë votën dhe besimin e tyre.

Çfarë mjerimi dhe dëshprimi prej një “Intelektuali”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat