Peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së

Aktuale

Peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së

Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:40
Ardian Kastrati

Dy peticione online po nënshkruhen nga qytetarët, të cilët po kërkojnë shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së.

Këto nisma vijnë pasi një ditë më parë Kastrati duke cituar Faik Konicën foli për një grua me peshë, deklaratë kjo që nxiti shumë reagime. Teksa nga presioni i reagimeve, Kastrati edhe u detyrua ta fshijë atë postim.

Peticion per largim nga stafi akademik i UP te Prof. Adrian Kastratit”, është peticioni i parë.

TË LIROHET MENJËHERË NGA DETYRA PROFESORI ARDIAN KASTRATI”, është peticioni i dytë.

Për deklaratën e tij, sot në oborrin e rektoratit të UP’së pritet të protestohet duke u kërkuar përjashtimi i Ardian Kastratit, i cili në këtë universitet është profesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat