Zyrtari i LDK-së dhe kreu i kësaj komune uron Vjosa Osmanin

Aktuale

Zyrtari i LDK-së dhe kreu i kësaj komune uron Vjosa Osmanin

Nga: N.Sh Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:38
Vjosa Osmani

Zyrtari i LDK-së dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar qytetarët për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë shtetformimi është rrugëtim dhe nuk është destinacion.

Sipas tij, Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e institucioneve.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Urime zgjedhja e Presidentes znj. Vjosa Osmani!

Shtetformimi është rrugëtim, nuk është destinacion.

Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e të gjitha Institucioneve dhe uroj që të frymoj edhe përgjegjësia institucionale ndaj interesave qytetarë.

Ndërtimi institucioneve është detyrë e çdo qytetari, partie po se po.

Mbi të gjitha është Republika jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat