'Vjosa, fitore e një mendësie të re politike dhe civilizimi në Kosovë'

Aktuale

'Vjosa, fitore e një mendësie të re politike dhe civilizimi në Kosovë'

Më: 5 prill 2021 Në ora: 11:10
Vjosa Osmani

“Fitorja e Vjosës nuk është vetëm sukses i çështjeve gjinore, ajo është fitore e një mendësie të re politike dhe civilizimi në konsolidimin e institucioneve dhe demokracisë në Kosovë,” gjykon Albana Vokshi, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, kandidate e PD-së në Tiranë.  

“Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës, gruaja e dytë që mban postin më të lartë në drejtimin e shtetit, pas Atifete Jahjagës, - vlerëson Vokshi një ditë pasi Kosova zgjodhi kreun e ri të shtetit. - Ndihem e lumtur dhe e frymëzuar për promovimin e grave të shqiptarisë në politikëbërje dhe vendimmarrje në Kosovë dhe trevat shqiptare në rajon.

Fitorja e Vjosës nuk është vetëm sukses i çështjeve gjinore, ajo është fitore e një mendësie të re politike dhe civilizimi në konsolidimin e institucioneve dhe demokracisë në Kosovë.

I uroj Presidentes Osmani suksese dhe sa më shumë forcë e motivim në përballimin e sfidave të shumta të integrimit euro-atlantik të Kosovës,” përfundon mesazhin e saj Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat