Ish-deputetja e PDK-së pas deklaratave të Ardian Kastratit: Mjaft më...

Aktuale

Ish-deputetja e PDK-së pas deklaratave të Ardian Kastratit: Mjaft më...

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:02
PDK

Ish-deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi ka reaguar pas deklaratave të deputetit të këtij subjekti, Ardian Kastratit.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se bulizmi dhe gjuha seksiste nuk kalojnë dhe nuk duhet të pranohen nga askush.

“Edhe reagimet publike ndaj kësaj gjuhe duhet të jenë të njejta ndaj të gjithëve, pa dallim, e jo vetëm me raste selektive. Të gjithë i mbajmë në mend ofendimet e rënda e qe besa edhe sulmet fizike që iu kanë bërë deputeteve e deputetëve nga vet deputet e zyrtarë të lartë edhe nga partitë politike. Besoj s’kam nevojë t’i listoj. Disa sikur unë reagojnë dhe e denojnë atë gjuhë nga kushdo që vjen e ndaj kujtdo, pa dallim, e disa disa (siç po i shohim edhe në protestë dhe jo vetëm), vetëm me raste sepse nëse përdoret nga një individ i një partie tjetër qenka më pak bulliste, bile ka të tillë edhe që i mbrojnë. Shumë keq. Mjaft me standarde të dyfishta”.

“Mjaft më me qasje selektive, lufta ndaj bullizmit me bullizëm nuk luftohet. Duhet denuar nga të gjithë dhe të mos pranohet as nga familja, shoqëria e as grupacioni politik të cilit i takojmë. Duhet ta ç’rrënjosim një herë e mirë këtë gjuhë seksiste, bulliste e urrejtëse. Të gjithë mund të bëjmë më mirë e më shumë në këtë drejtim, e jo me qasje selektive. Ta vendosim të gjithë gishtin nga vetja së pari, e më pas ngq tjetri/tjetra. Bullizmi nuk kalon. Pikë”, ka shkruar e njejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat