Masat e reja anti covid, reagon biznesmeni Burim Piraj, kërkon 50 milionë euro nga Qeveria, “ndryshe do vdesim nga uria”!

Aktuale

Masat e reja anti covid, reagon biznesmeni Burim Piraj, kërkon 50 milionë euro nga Qeveria, “ndryshe do vdesim nga uria”!

Nga: N.Sh Më: 5 prill 2021 Në ora: 16:06
Burim Piraj

Pas vendimit të ri të Qeverisë Kurti për masat anti Covid, ka reaguar biznesmeni Burim Piraj.

Pronari i fabrikës Meka, ka kërkuar nga Qeveria 50 milionë euro për bizneset e prekura nga këto masa.

Sipas tij, ndryshe vendi do të shpëtoj nga covid dhe do të vdesë nga uria.

Postimi i plotë:

Për masat e marra anti COVID-19 qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të ndaj minimum 50 milion € për bizneset e prekura nga këto masa!

Përndryshe vendi do të shpëtoj nga COVID-19 e do të vdesë nga uria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat