Masat e reja anti-Covid, reagon Rron Gjinovci: Dobët, shpërbëjeni Komisionin!

Aktuale

Masat e reja anti-Covid, reagon Rron Gjinovci: Dobët, shpërbëjeni Komisionin!

Nga: A.Zh Më: 5 prill 2021 Në ora: 16:20
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa të reja anti-Covid në Kosovë.

Gjinovci i ka vlerësuar të “dobëta” dhe me mungesë kreativiteti masat e reja, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Qeveria nuk duhet të harxhojë para për Komisionin për Pandeminë, duke theksuar se mbyllja e re do t’iu kushtojë qytetarëve me varfërim të mëtutjeshëm.

Qeveria sot ka vendosur kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.

Postimi i plotë i Gjinovcit në Facebook:

Siç edhe pritej, mungesë e thellë kreativiteti. A ka mundësi mos me harxhu pare dhe kohë me at fare komisioni palidhje për pandeminë, por sa herë të keni nevojë për masa thirrmëni mu un jau rekomandoj mbylljen, që e dimë krejt. Ju si qeveri e Arbeni si ministër jeni aty për me ardh me najçka ma t'meçme se sa për mbyllje, ajo dihet. Të paktën qat komisionin palidhje që me demek po bon najfar pune shpërbëjeni se shumë kot, sidomos nëse ju si zyrtarë dhe pjesëtarët e tij merrni naj honorar për angazhim në të.

Mungesa e kreativitetit tuj, ka me i kushtu njerëzve me varfërim të mëtutjeshëm. Dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat