Reagon Ganimete Musliu: Për këtë gjë duhet të vlerësohet Vjosa Osmani në rrugën e saj politike

Aktuale

Reagon Ganimete Musliu: Për këtë gjë duhet të vlerësohet Vjosa Osmani në rrugën e saj politike

Nga: A.Morina Më: 5 prill 2021 Në ora: 16:34
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj postimit ofendues të bashkëpartiakut të saj, Ardian Kastrati ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Musliu tha se Vjosa Osmani duhet të vlerësohet për faktin se në rrugën e saj politike, ajo asnjëherë nuk e definoi vetën me pamjen e saj të jashtme.

“Në këtë valë „solidariteti“ krejtësisht të panevojshëm, ne, dje dhe sot u bëmë dëshmitarë të mentalitetit oportunist dhe të servilizmit që ka kapluar shoqërinë tonë. Një postim i një deputeti të Partisë Demokratike u bë shkas i shpërfytyrimit të moralit të dyfishtë të një grupi njerëzish të cilët qëndrimet e tyre ja përshtatin modës ditore politike”, shkroi Musliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nëse për një gjë duhet të vlerësohet Vjosa Osmani, atëherë për faktin se, në rrugën e saj politike, ajo asnjëherë nuk e definoi vetën me pamjen e saj të jashtme.

Tani, pasi u zgjodh presidente, ata të cilët po garojnë për të marrë kredi personale, e bënë temë të një debati rreth dukjes së saj.

Në këtë valë „solidariteti“ krejtësisht të panevojshëm, ne, dje dhe sot u bëmë dëshmitarë të mentalitetit oportunist dhe të servilizmit që ka kapluar shoqërinë tonë. Një postim i një deputeti të Partisë Demokratike u bë shkas i shpërfytyrimit të moralit të dyfishtë të një grupi njerëzish të cilët qëndrimet e tyre ja përshtatin modës ditore politike.

Ju, e kam fjalën për juve që vet linquat dhe ofenduat gra dhe oponentë politikë, kujt po mendoni se i bëni nder me aplikim të standardëve të dyfishta, me qasje selektive dhe me përpjekjen për të linçuar kundërshtarët politikë? Vjoses, Presidentes, JO.

Ajo nuk ka nevojë për oportunista si ju.

Pesha largohet, po çka me ba me

mungesën e integritetit të zhurmagjive dhe oportunëve si ju?

P.S. që të jemi të qartë, jam kundër aplikimit të metodave linquese dhe ofenduese, jo vetëm ndaj grave por, ndaj të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat