Analisti nga Amerika reagon për fjalorin e deputetit të PDK-së: Vetëm kështu mund t’i pranohet kërkim falja

Aktuale

Analisti nga Amerika reagon për fjalorin e deputetit të PDK-së: Vetëm kështu mund t’i pranohet kërkim falja

Nga: N. H Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:33
Ardian Kastrati

Edhe analisti që jeton dhe vepron në SHBA, Bleron Baraliu, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga profesori i Fakultetit Filozofik dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati.

Baraliu shkruan se kërkim faljen Kastratit duhet t’ia pranojmë kur ta bëjë, por vetëm nëse vjen edhe me tërheqje nga mësimdhënësia përgjithmonë.

Ja shkrimi i tij:

Kur jemi te citimi i Konicës, unë jam i prirë t'ia japësh tjetrit shansën e dyshimit mbi një akt, dmth të besojmë se Ardian profesori nuk e ka pas ndërmend Vjosën. Mbi këtë bazë, si dhe të konceptit të shtëpisë me xhëmba, mendoj se duhet të tregohemi më të kujdesshëm para se të gozhdojmë nje njeri...

Por, çka më shqetëson nga postimi i tij mbi personalitetin e tij është kur shkruan: "që sonte më bëri të qesh me lot".

Çka ka për të qeshur, nga thellësia e shpirtit, brenda një citimi mizoxhenist nga një kohë me standarde tjera rreth barazisë gjinore e njerëzore?! Në vend se t'i vinte keq që edhe një mendje e ndritur si ajo e Konicës nuk hezitonte të shfaqte një primitivitet e seksizëm të tillë, qoftë edhe para 100 vitesh, gjithsesi të papranueshëm sot, Ardiani, një profesor univerzitar, zgërdhihet dhe 'zbulon' vlerë intelektuale mbi këtë 'satirë perlë'. Edhe në një tavolinë kafeje po t'a thoshte (ku e thonë shumica dërmuese fatkeqësish) do të na tregonte mbi një profesor-personalitet me të meta serioze, lëre më ne diskurs publik.

Kërkim faljen duhet t'ia pranojmë kur ta bëjë, por vetëm nëse vjen me tërheqje nga mësimdhënësia përgjithmonë. E për deputet, edhe le të qëndrojë, sepse aty aty është standardi edhe ashtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat