​Sherifi vazhdon me kritika për Albin Kurtin

Aktuale

​Sherifi vazhdon me kritika për Albin Kurtin

Më: 5 prill 2021 Në ora: 20:49
Bilall Sherifi

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi duke komentuar mungesën e vaksinave anti-covid, dhe arsyetimin e kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se qytetarët e Kosovës presin nga “Qeveria e Referendumit” të realizojë premtimet e dhëna.

Sherifi ka shkruar në Facebook se gjatë tërë kohës sa ishte në opozitë, Albin Kurti nuk u ndal së kritikuari “Qeverinë Hoti”, të cilën me përbuzje e quante “Qeveri Koti”, për paaftësitë e saj që të siguronte vaksina kundër virusit COVID-19.

“Pas ardhjes në pushtet, në deklaratën e parë lidhur me këtë çështje, Albin Kurti fajëson realitetin ndërkombëtar për vështirësitë që i dalin Kosovës për të siguruar vaksinat dhe përmend faktin se dy fuqi të mëdha botërore ende nuk e kanë njohur Kosovën. Të gjithë e dimë se i njëjti realitet politik ndërkombëtar ishte edhe në kohën kur kishim në pushtet “Qeverinë Hoti”. Këtë gjë e dinte edhe Albin Kurti! Por atëherë, nga pozita e opozitës, Albin Kurtit nuk i interesonte e vërteta! Përkundrazi, lehej në heshtje ose shtrembërohej. Tani qytetarët e Kosovës presin nga “Qeveria e Referendumit” të realizojë premtimet e dhëna, e jo të bëhet, siç e kishte zakon ta quaj këtë mënyrë veprimi vet Albin Kurti, “Qeveri që ja fut Kot së Koti”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat