Kaq vota mori në zgjedhje Adelina Grainca

Aktuale

Kaq vota mori në zgjedhje Adelina Grainca

Nga: D.RR Më: 5 prill 2021 Në ora: 20:50
Adelina Grainca

Tashmë deputetja e Vetëvendosjes, që braktisi PDK-në, Adelina Grainca, ishte e 17-ta me radhë në listën fituese të PDK-së, shkruan "Bota sot".

Grainca arriti t'i marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit plotë 7 mijë e 153 vota.

Kjo ishte hera e parë për Graincën që i kishte hyrë garës për deputete.

Ajo befasoi të dielen, kur u shfaq në Kuvend bashkë me Albin Kurtin, për të konfirmuar më pas se i është bashkuar grupit parlamentar të Vetëvendosjes, duke braktisur në këtë mënyrë PDK-në.

Gjithashtu, ajo votoi edhe për Vjosa Osmanin presidente./Botasot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat