​Haradinaj reagon kundër aktakuzës ndaj kryetarit të Tuzit

Aktuale

​Haradinaj reagon kundër aktakuzës ndaj kryetarit të Tuzit

Nga: A.SH Më: 5 prill 2021 Në ora: 21:05
Ramush Haradinaj

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për veprën penale thirrje për rezistencë.

Për këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se kjo është e papranueshme.

“Kosova dhe Mali i Zi janë vende mike që së bashku rrugëtojnë drejt integrimeve evropiane. Andaj, së bashku duhet t’i rezistojmë çdo tendence që ka për qëllim pengimin e kësaj rruge, qoftë edhe kur shpërfaqet në persekutimin e liderëve lokal që mbrojnë të drejtat e shqiptarëve apo vlerave që ne përfaqësojmë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi në Facebook:

Nik Gjeloshaj, kryetari i Tuzit sot ballafaqohet me një aktakuzë për rezistencë.

Të linçohet një kryetar në shekullin 21 në mes të Evropës, vetëm se ngriti zërin për të drejtën e qytetarëve të cilët i përfaqëson, është e papranueshme.

Kjo rezistencë për të drejtat e shqiptarëve sot, është rezistencë e të gjithë neve kundër regjimeve që persekutojnë, shtypin dhe mohojnë vlerat euro-atlantike.

Kosova dhe Mali i Zi janë vende mike që së bashku rrugëtojnë drejt integrimeve evropiane. Andaj, së bashku duhet t’i rezistojmë çdo tendence që ka për qëllim pengimin e kësaj rruge, qoftë edhe kur shpërfaqet në persekutimin e liderëve lokal që mbrojnë të drejtat e shqiptarëve apo vlerave që ne përfaqësojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat