Muja flet për prioritetet e Qeverisë Kurti 2 dhe dialogun si temë “të imponuar” mes prioriteteve

Aktuale

Muja flet për prioritetet e Qeverisë Kurti 2 dhe dialogun si temë “të imponuar” mes prioriteteve

Më: 6 prill 2021 Në ora: 00:05
Armend Muja dhe Albin Kurti

Armend Muja vazhdon të insistojë se dialogu nuk është mes tri prioriteteve të para të Qeverisë Kurti 2. Sipas tij, ishte shumë më poshtë në listë, por me insistimin e faktorit ndërkombëtar dhe opozitës në Kosovë, dialogu është vendosur si pikë e katërt në listën e prioriteteve të Qeverisë Kurti.

Muja në një intervistë në Interaktiv, ka thënë se menaxhimi i pandemisë, vaksinimi dhe rendi e ligji kanë top-prioritetet e Qeverisë.

“Menaxhimi i pandemisë, vaksinimi dhe e treta, por jo më pak e rëndësishme, është rendi dhe ligji”, tha ai.

Ai ka folur edhe për gjendjen shëndetësore në vend. Sipas tij, situata nuk ka ndryshuar krahasuar me marsin e vitit të shkuar, kur ishte Qeveria Kurti 1.

“Mënyra se si e kemi gjetur Kosovën, me një kapacitet shëndetësor që s’ka ndryshuar nga marsi i kaluar. E dyta, ndërkohë që vendet tjera kanë bërë progres në sigurimin e vaksinave, ne kemi pranuar vetëm vaksina përmes programit COVAX, kjo është gjendja më te cilën po fillojmë. Z. Arben Vitia (ministër i Shëndetësisë v.j.) është tepër i angazhuar dhe po i kushton tepër energji sigurimit të vaksinave”, ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat