Vuçiq komenton zgjedhjen e Osmanit: Deklarata jo-inkurajuese, ata duan njohje të madhe

Aktuale

Vuçiq komenton zgjedhjen e Osmanit: Deklarata jo-inkurajuese, ata duan njohje të madhe

Nga: F.B Më: 6 prill 2021 Në ora: 08:49
Aleksandar Vuçiq

Vuçiq : Deklaratat nga Prishtina nuk janë inkurajuese – ata duan që Prishtina të njoh Serbinë pa Kosovën, faleminderit për ofertën po kjo nuk do të ndodhë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se deklaratat nga Prishtina pas formimit të institucioneve nuk janë aspak trimëruese e inkurajuese, shkruajnë mediet serbe.

"Tash do pyesja disa nga Beogradi që i kanë mbështetur , çfarë keni pritur. Ata duan njohjen e madhe, e ajo është që Prishtina të njoh Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për ofertën, por kjo nuk do të ndodhë” theksoi Vuçiq në TV Pink i pyetur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës.

Vuçiq gjatë këtij emisioni u përgjigj edhe në pyetjet e qytetarëve, por mori edhe përgëzime për kujdesin dhe mbështetjen që marrin, siç ishte rasti i një qytetare (Aleksandra) nga Graçanica.

"Po përpiqemi të ndihmojmë, aq sa mundemi, por nuk mjafton. Njerëzit atje luftojnë për punë, por kur nuk keni kontroll në vijën administrative atëherë keni mijëra probleme. Ne nuk mund të sjellim investitor dhe të ndikojmë në këtë problem. Duam të ndihmojmë me çdo çmim njerëzit që të mbeten në Kosovë. Do të ndërtojmë spitalin në Graçanicë, e di se nuk është mjaftë, por duke falënderuar njerëzit si Aleksandra po ia dalim të ruajmë vatrat tona” ka thënë Vuçiq.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente më 4 prill, me 71 vota pro dhe 11 abstenime.

Osmani do të jetë në krye të presidencës në Kosovë për një mandat 5 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat